Aksident në Korçë, raportohet për të plagosur

0
27
Gjigandi

Një person është arrestuar dhe 2 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Forcat blu bëjnë me dije se shtetasi me inicialet Sh. M., 53 vjeç është arrestuar pasi ka qenë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe është përfshirë në një aksident. Policia njofton se 53-vjeçari ka marrë plagë të lehta në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa drejtuesi tjetër i automjetit është identifikur si shtetasi me inicialet M. N., 27 vjeç i cili mësohet që pas aksidentit të jetë larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë një tjetër shtetas me inicialet M. Sh., ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. M., 53 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si edhe referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. N., 27 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ditën e djeshme, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmbec, Maliq, shtetasi Sh. M., duke drejtuar mjetin motor tip “Dayang” pa targë dhe pa leje drejtimi, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin M. N., i cili pas përplasjes u largua nga vendi i aksidentit. Për pasojë, mori dëmtime të lehta trupore shtetasi Sh. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. Sh., banues në fshatin Stropskë, Pogradec, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Stropskë, Pogradec, duke transportuar me mjetin kamion tip “Benz”, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, një sasi dru zjarri pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu