Dy persona janë plagosur në një aksident në Bathore, ndërsa makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga.
Shoferi pas aksidentit është larguar dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.03.2022, në Bathore, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit S. R., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.