Një aksident i rëndë, me pasojë një i vdekur ka ndodhur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, raportojnë mediat. Sipas informacioneve të para, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Dyshohet se viktima i ka prerë rrugën automjetit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.