Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe një të plagosur

0
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe një të plagosur
Gjigandi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në afërsi të fshatit Kolsh në Rrugën e Kombit.

Mësohet se si pasojë e aksidentin ka humbur jetën një person, ndërkohë që është plagosur rëndë dhe miku i tij, të dy me origjinë nga Tropoja.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se automjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga duke përfunduar disa qindra metra në humnerë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë ëpr zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Kukës/Informacion paraprak

RonaTyra

Rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit A. Rr., 25 vjeç dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Rr. ndërsa shtetasi Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu