Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 15:00 të ditës së sotme, 13 prill në aksin e vjetër Laç-Mamurras.
Burime për Ora News bëjnë me dije se dy autovetura janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri.
Si pasojë e aksidentit 4 persona janë plagosur, 2 prej të cilëve janë dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Një ri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.