Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin Milot-Rrëshen, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar jashtë rruge.
Mësohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur në dalje të zonës së Rubikut, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy të rinj nga Tropoja.
Policia mësohet se ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur të plota shkaqet e aksidentit.