Aksident i katërfishtë në aksin rrugor Lezhë-Milot, raportohet për të lënduar

0
Gjigandi

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot në afërsi të kryqëzimit në rrugën e Kombit.

Burimet paraprake konfirmojnë se raportohet për persona të lënduar. Sakaq mësohet se një femër është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu