E dashura e re i ankohet Pique-s: Dua të më trajtosh si Shakira

0
Gjigandi

Pas ndarjes së tyre, shtypi ka ushtruar presion mbi Shakira dhe Gerard Pique për të marrë disa deklarata të mundshme ekskluzive mbi ndarjen dhe kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Megjithatë, që kur u zbulua lidhja e futbollistit me Clara Chia Marti , 23-vjeçarja ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes.

Çifti është parë në udhëtime të ndryshme romantike ku janë ndjekur nga shtypi dhe kjo ka shkaktuar një debat të fortë mes të dyve. Clara Chia fajësoi yllin e Barcelonës se nuk e ka mbrojtur nga paparacët siç bënte me Shakirën. Pique dhe Clara janë parë së fundmi në Paris, ku dukeshin të lumtur.

Pak ditë më parë ata janë parë edhe në aeroport kur kanë mbërritur në kryeqytetin katalanas nga udhëtimi i tyre në Francë. Pas kthimit të tyre në Barcelonë, e reja u ankua te Pique për sjelljen e tij.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu