Skuadra e Osnabruck si vendas shënoi fitore me rezultat 4:1 në duel me Holstein Kiel.
Futbollisti shqiptar, Bashkim Ajdini u paraqit titullar, tregoi lojë të mirë dhe shënon në minutën e 24-të për epërsinë 2:0.
Heyer (3′), Ajdini (24′), Gugganig (51′-nga penalltia), Amenyido (88’) shënuan për Osnabruck dhe Gugganig (78′-autogol) për Hosteil Kiel.
Pas javës së 33-të në Bundesliga II, Kiel është në vend të 11-të me 42 pikë dhe ka tri më shumë se Osnabruck dy vendet më poshtë.