Agjenti i Neymar, Wagner Ribeiro, nuk pret që një marrëveshje të bihet dakord në dritaren e ardhshme të transferimit mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës.
Një rikthim i brazilianit në ‘Camp Nou’ është përfolur që nga transferimi i tij në Francë.
Që kur u finalizua transferimi rekord prej 222 milionë euro në Francë në 2017, anësori i PSG nuk e ka fshehur dëshirën e rikthimit në Spanjë, përcjell lajmi.net.
“Unë mendoj se Neymar do të qëndrojë në PSG sepse tregu është i ndryshëm”, tha Ribeiro për Fox Sports.
“Bota ekonomike e futbollit do të ndryshojë”.