Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, studiuesi Agim Baçi tha se ajo me të cilën na jepet mundësia për të folur dhe komunikuar me njëri-tjetrin.
Ai u shpreh se Fjala mund të jetë urë ama mund të bëhet edhe mur. Dhe se me të duhet të jemi shumë të kujdesshëm.
Baçi: Ajo me të cilën na jepet mundësia për të folur dhe komunikuar me njëri-tjetrin është fjala. Ajo që na lëndon është fjala. Prandaj një ndër mrekullitë e madha ka mbetur fjala dhe libri. Është ajo që na lidh me të shkuarën dhe përvojën, apo ajo që duam të dimë për botën.
Një ndër filozofët më të mëdhenj në botë sot thotë se për të helmuar mendimet, mjafton që të helmosh gjuhën. Fjala mund të jetë urë, por mund të bëhet edhe mur. Njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në raport me fjalën. Të gjithë besimet thonë se e para ishte fjala. Ne jemi në kërkim me ata që janë në të njëjtën gjatësi mendimi me ne.