AFP: Ja kater vendet qe po mbajne pezull negociatat e Shqiperise me PE

0
Gjigandi

“AFP” i ka kushtuar sot një artikull çështjes së hapjes ose jo të negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. “AFP” shkruan në artikull se Holanda, Franca, Danimarka dhe Spanja po mbajnë peng hapjen e negociatave të dy vendeve fqinje. Siaps artikullit disa vende, përfshirë Francën, po bllokojnë hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, i thanë AFP të premten disa diplomatë në Bruksel. AFP thekson se Maqedonia e Veriut shpresonte për hapjen e negociatave në një takim të martën në Luksemburg të 28 ministrave të çështjeve të BE-së, por Franca beson se “ky vend nuk i plotëson kushtet e nevojshme”, mësuam nga të njëjtat burime në Bruksel. Për Shqipërinë, janë edhe tre vende që e kundërshtojnë, përveç Francës: Danimarka, Hollanda dhe Spanja, thanë disa burimet. Nga ana tjeter sipas shkrimit, vetoja franceze vjen tetë ditë pasi katër krerët e institucioneve evropiane u drejtuan përmes një letre të përbashkët për hapjen e negociatave. Ky refuzim shkakton dhembje të rëndë nga diplomatët, të cilët akuzuan Parisin se rrezikon stabilitetin e Ballkanit. Dy herë, BE ka vendosur të shtyjë hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën. Dhe zyrtarët në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar tashmë që qytetarët e tyre nuk do të pranojnë refuzim të pacaktuar, ndërsa nga ana e tyre, ata implementojnë reforma domethënëse, në përputhje me kërkesat e BE, përfshirë ndryshimin e emrit të vendit të tyre. “Kushdo që bllokon procesin e pranimit, tani është përgjegjës për çdo destabilizim të fqinjëve tanë,” tha një diplomat evropian në AFP. “Një shumicë shumë e madhe në BE është në favor të hapjes së negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pozicioni i Francës është pak i mbështetur nga vendet anëtare të BE”, shtoi ai. Franca shpreson që vendimi të shtyhet të paktën vitin e ardhshëm, dhe që Komisioni i ri Evropian – Ekzekutivi i BE-së përgjegjës për negociatat e zgjerimit – po përgatit një plan të ri pas marrjes së detyrës në 1 nëntorit. Për kritikët e zgjerimit të BE-së, këto dy vende mund të importojnë probleme në BE. Ata nxjerrin në pah problemet që lidhen me korrupsionin dhe drejtësinë, të cilat po ndodhin në Rumani dhe Bullgari, vende të cilat u bashkuan në 2007. Përkrahësit e këtyre vendeve, megjithatë, argumentojnë se refuzimi i anëtarëve të rinj mund t’i shtyjë ata në krahët e fuqive të jashtme, siç janë Kina dhe Rusia.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu