Ish-missi Adrola Dushi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Më lër të flas”.
Ajo përballë vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj iu është përgjigjur shumë pyetjeve që lidhen me jetën e saj profesionale dhe personale.
Ndër të tjerash, Dushi është pyetur edhe nëse janë të vërteta thashethemet se është në një lidhje me reperin e famshëm nga Kosova, Capital T.
Adrola Dushi në “Më lër të flas” (Foto: )
Modelja bukuroshe reagoi e habitur mbi këtë pyetje fillimisht, duke thënë se është “në një lidhje me veten”.
“Unë jam në lidhje me veten dhe jam shumë e lumtur”, tha Adrola përgjatë emisionin.
Adrola Dushi në klipin e Capital T, “C’est la vie” (Foto: Arkiv)
Ish-missi përndryshe ka qenë e martuar me biznesmenin Adis Patushi, me të cilin ka edhe një djalë të quajtur Troi.
Ky i fundit ka nisur një lidhje të re me kantautoren Filloreta Raçi – Fifi.
/abc24.al/