Ylli i dikurshëm i futbollit, Adriano, i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me një studente të mjekësisë, e cila e ka gjysmën e moshës së tij.
Ish-sulmuesi brazilian ka qenë në lidhje me 21-vjeçaren Ceu Oliveira që nga muaji janar dhe kishin dalë publikisht në Rio de Janeiro, disa ditë pas ditëlindjes së 40-të të futbollistit të dikurshëm të Interit dhe Romës.
Adriano, karriera e të cilit pësoi rënie si pasojë e problemeve të tij me alkoolin dhe depresionin, nuk e ndjek më bukuroshen ne rrjetet sociale, di edhe i ka fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me të – transmeton
Daily Star
.
(Foto: Instagram/ceu_lepesteur)
Mediat braziliane raportojnë se ai po e shijon jetën i vetëm, ndërsa në javën e kaluar ishte xhiruar teksa argëtohej me miqtë në një klub nate në Rio, ndërsa po ashtu është bërë hit një video, ku shfaqet duke pirë i ulur në një motoçikletë.
Remember Brazilian striker Adriano? Here he is drunk on a motorcycle in the favela of Rio de Janeiro. One of the craziest football stories ever. pic.twitter.com/A7jqcDi29J
– FootyGazzetta (@footygazzetta) March 17, 2022
Arsyeja e ndarjes së 40-vjeçarit me Ceu nuk është bërë e ditur, ndërsa edhe para saj Adriano kishte qenë në lidhje me studenten Laisa Lemos, me të cilin u nda në vitin e kaluar. /
abc24.al
/
(Foto: Instagram/ceu_lepesteur/adrianoimperador)
(Foto: Instagram/ceu_lepesteur