Një ngjarje që ka ngjallur reagime të shumta ka ndodhur ditën e djeshme (e martë) në Peje.
Teksa po kremtohej Festa e Abetares bashkë me bashkëmoshatarët e tyre nuk ishin edhe dhjetë nxënës nga komuniteti i minoriteteve.
Një foto e cila u bë virale shihen disa nxënës që shikojnë prapa një rrjetet festën e organizuar.
Foto: Adriana Matoshi/Instagram
Kjo ka bërë që shumë emra të njohur nga fusha të ndryshme të reagojnë dhe në mesin e tyre edhe aktorja dhe deputetja e VV-së, Adriana Matoshi.
Përmes një postimi në Instagram, Matoshi u shpreh se përjashtimi i fëmijëve të komunitetit RAE prej aktiviteteve të shkollës, sjellë kujtime krejt të freskëta për popullin e Kosovës, të asaj çfarë ka ndodhur me dekada nëpër shkolla me nxënësit shqiptar.
Foto: Adriana Matoshi/Instagram
Ajo tha se kjo është e pa tolerueshme dhe se kushdo që e ka marrë një vendim të tillë, nuk e ka vendin në institucionet arsimore.
Më poshtë shkrimi i plotë i Adriana Matoshit:
Asgjë nuk është më e tmerrshme se sa ta imitosh armikun tënd dhe të përdorësh armët e njëjta.
Përjashtimi i fëmijëve të komunitetit ROM prej aktiviteteve të shkollës, sjellë kujtime krejt të freskëta për popullin e Kosovës, të asaj çfarë ka ndodhur me dekada nëpër shkolla me nxënësit shqiptar.
E pa tolerueshme.
Kushdo që ka marrë një vendim te tillë, nuk e ka vendin në institucionet tona arsimore.
Ministria e arsimit me urgjencë te reagojë e ti pastroj ambientet shkollore nga mësues e edukatorë racist.
Në krejt postet që pashë deri tash, nuk pashë ne komente asnjë racist, pak si u çudita, thash çka u bo???
Ejani e mblidhuni tek posti im, vjellni vnerë!
Pranoj komente vetëm nga ju o të veçantit e kësaj bote.
/abc24.al/