Gjatë këtyre ditëve ka pasur aludime të shumta në lidhje me marrëdhënien e aktores Adriana Matoshi me Keith Groeneveld.
Çifti, të cilët janë bashkë prej afro dy vitesh, u raportua se kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.
Megjithatë, ky lajm duket të jetë i pavërtetë siç edhe u bë e ditur në një rubrikë të emisionit ‘Prive’.
Foto: Screenshot/YouTube
Thashethemet rrodhën për shkak të distancës së dyshes, meqë futbollisti jeton dhe vepron në Belgjikë.
Të njëjtit deri më tani kanë kaluar në shumë sfida, nisur nga paragjykimet që iu bënë e deri te lajmet e fundit.
Adriana ndërkohë nuk është se ka dhënë ndonjë deklaratë, për të mohuar apo pohuar këtë gjë.
Ata po vazhdojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm e mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.
Matoshi ndryshe është nënë e katër fëmijëve nga një romancë e mëparshme dashurie.
/abc24.al/