Ditë kjo që për herë te parë është shënuar e festuar ne vitin 1970.Ndonsë prej ati viti për çdo vit është festuar kjo ditë ne shenj të mbrojtjes se ambientit.
Pra, simbolika e kësaj feste është për të përquar mesazh për mbrojtjen e ambientin, ambient ky që është A-ja dhe ZH-ja, është vet ekzistenca fondamentale, themelore e jetës sonë dhe çdo qeneje që frymon e ka shpirt.
Me çrast, Administrata e fshatit bashkë me banorët e saj, kishin reaguar çdo herë.Populli thotë “shtegu qel demi hazër”.
Ndonëse, duke u nisur nga kjo premisë, argument ne ketë pjese të fshatit, demi ishte berë fillimisht ne vitin 2011/2012 e tutje. Pasi që operatore të lidhur ngushtë me qeverinë e komunën e Drenasit atë kohë pa u pyetur administrata e fshatit dhe banoret e saj, kishin nxër zhavorr ne mënyre të pa kontrolluara me pastaj për ta shitur atë për rrugën e kombit.
Teksa, fillimisht e kishin degraduar gjeografinë dhe ekosistemin e asaj pjesë, duke hap gropa të thella, ndonsë jo vetëm duke e degraduar ambientin e ndot shëndetin,por edhe duke rrezikuar jetën e banorëve dhe kafshëve,ku kishte edhe humbje të jetës se njeriut, po ashtu edhe të kafshëve dhe nuk është dënuar askush sot e asaj ditë.
Administrata e fshatit dhe banorët e saj,nuk ishin kundër se operatorë të lidhur ngushtë me pushtetin kishin nxerr zhavor ne atë pjesë, porse nuk i mbushen dhe rrafshuar ato gropa për të kthyer ne gjendje të me parë,gjë që edhe me ligj (Nr:04/L-40)është e ndaluar të ndryshohet siperfaqen gjeografike.
Ndërkohë, kryetari Drenasit legalizoj mu ne atë pjese deponim pa u pyetur (Administrata e fshatit dhe banoret e saj)Deponi kjo e legalizuar vetëm për mbetje inerte. Mirëpo njerëz të pandërgjegjshëm po e keqpërdorin atë duke hedh lloj lloj mbetje, jo vetëm mbetje inerte, por nga ata me të rrezikshëm dhe kancergjen e deri të hedhja e kafshëve të ngordha e goma e herë pas herëi kallin ato duke e ndot edhe me tej ambientin.
Edhe pse Administrata e fshatit kishte ofruar zgjidhje komunës për ketë deponoi,po ashtu edhe asambleistja Valentina Leku Gashi na ka mbeshtet për zgjidhje, mirëpo kryetari Ramiz Lladrofci nuk ishte interesuar fare që ta zgjedh këtë problem jetik për banorët e fshatit.
Pra ne ketë pjesë të fshatit nga kjo deponi po dëmtohet e helmohet:
-Toka,pasi që ka të mbjellura me kultura të ndryshme dhe bashqe:
-Uji,pasi që ka puse(bunar për ujë të pijës):
-Ajri,pasi që kundermon era dhe tymi.Dhe
-Rreziku nga qentë nga kjo deponi.
Mesazhi edhe tani si çdo vit tjetër është të menaxhoj komuna e Drenasit siç do të duhet ketë deponi dhe banorët të janë me të përgjegjshëm karshi saj, pasi që ne edhe mund të ndërrojmë fshatin edhe qytetin por edhe shtetin,por asesi edhe planetin.
Llapushnik