Të Investojmë në planetin tonë – ta shënojmë Ditën e Tokës së bashku

0
Të Investojmë në planetin tonë – ta shënojmë Ditën e Tokës së bashku
Gjigandi

Për të shënuar Ditën e Tokës, sot UNDP së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe UNICEF-in do ta nisin fushatën me një ngjarje në të cilën 30 vajza dhe djem nga gjashtë shkolla publike do të mbjellin kopshte vertikale në Sheshin Zahir Pajaziti duke filluar nga ora 10:00.

Çdo vit, Dita e Tokës shënohet për të rritur ndërgjegjësimin për krizën klimatike dhe sfidat që ndërlidhen me mirëqenien e planetit. Është përgjegjësi e jona kolektive t’u sigurojmë brezave të ardhshëm një planet të shëndetshëm.

Një sërë aktivitetesh, nën ombrellën e Kosovo Earth Days (“Ditët e Tokës”) që udhëhiqen nga UNDP në Kosovë së bashku me partnerët tanë, do të zhvillohen në prill dhe maj për të promovuar dhe për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe me nevojën urgjente për ndryshimin e sjelljeve në mënyrë që ta shpëtojmë shtëpinë tonë.

Të pranishëm në ngjarjen e së premtes do të jenë Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Larissa Bruun, Zëvendës-shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, nxënës dhe mësimdhënës nga shkollat në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, si dhe publiku i gjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu