Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) mori vendim për largimin nga puna të 11 punëtorëve të kësaj ministrie, të cilët ishin anëtarë të shërbimit të jashtëm.
abc24.al ditën e sotme (e mërkurë) ka publikuar emrat e tetë prej 11 të punëtorëve të larguar nga puna.
Në mesin e emrave të shkarkuar ishte edhe vëllai i këngëtares së njohur shqiptare, Leonora Jakupi, Adnan Jakupi.
Adelina Ismaili (Foto: Instagram)
Lidhur me këtë, një deklaratë e bërë në Instagram nga Adelina Ismaili ka lënë të nënkuptohet që ishte një mesazh kundrejt këtij rasti.
“Fshesë, fshesë dadës”, ka shkruar fillimisht ajo.
Artistja bëri edhe një tjetër reagim në InstaStory duke treguar në një formë se nuk kishte të bënte me të.
“Fshisa (fshesa) është mjet për pastrimin e mbeturinave. Kurse juve gazetar të caktuar turp të ju vjen që krahasoni një diplomat me një mbeturinë. Tregoni pak nivel ju lutem. Shëroni komplekset”, ka thënë më tej ajo.
Adelina Ismaili (Foto: Instagram)
Kjo është marrë nga mediat për shkak të rivalitetit që dyshja e famshme kanë prej vitesh.
/abc24.al/