Eksperti i referimit Juan Andujar Oliver është i bindur se vendimi për akordimin e një penalltie për Real Madridin në ndeshjen kundër Getafes ishte e drejtë, duke thënë se nuk ka asnjë dyshim për këtë gjë.
Kapiteni Sergio Ramos ishte heroi i ndeshjes, pasi që e shënoi golin e vetëm, nga pika e penalltisë në minutën e 79-të të ndeshjes, në fitoren e liderëve të La Ligës në shtëpi të enjten.
Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi e Real Madridit, që e rriti epërsinë ndaj Barcelonës. Tani Los Blancos mbajnë kreun e tabelës me katër pikë epërsi, ndërsa deri në fund të sezonit kanë mbetur vetëm edhe pesë ndeshje.
Penalltia u akordua pasi Mathias Olivera e rrëzoi mbrojtësin anësor të Real Madridit dhe Oliver nuk ka asnjë dyshim që gjyqtari e mori vendimin e duhur.
“Nuk kam asnjë dyshim”, tha ai në një intervistë të dhënë për Radio Marca.
“Mbrojtësi anësor i Real Madridit hyri brenda në zonë dhe është e qartë që mbrojtësi i Getafes e rrëzon atë”.
“Martinez Munuera e mori vendimin e duhur duke e akorduar penalltinë”.