Skuadra e Fenerbahces gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 19:45, do të përballet me skuadrën Trabzonspor në kuadër të Kupës së Turqisë.
E në këtë ndeshje siç duket startues do të jetë futbollisti kosovar Vedat Muriqi.
Sipas Anadolu, Muriqi do të jetë startues në këtë ndeshje kurse Max Kruse nuk do të mund të luajë shkaku i lëndimit.
Me fitore në këtë ndeshje skuadra e Fenerbahces do të mund të kalojë në finale të kësaj kupe.