Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar shifrën mbi 451 mijë dhe numërohen mbi 8.4 milionë të infektuar.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 451,465 vdekje ndërsa numri i rasteve ka arritur në 8,408,204.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA me 119,941 viktima.
Pas saj radhiten Brazili me 46,665 vdekje, Britania e Madhe me 42.153, Italia me 34.448, Franca me 29.575, Spanja me 27.136, Meksika me 18.310, India me 12.262, Belgjika me 9.675, Irani me 9.185, Gjermania me 8.918, Kanadaja me 8.254, Rusia me 7.478, Peruja me 7.257, Holanda me 6.075 dhe Suedia me 5.041 viktima nga COVID-19.
Vendet e tjera me mbi 1.000 vdekje janë Turqia (4.861), Kina (4.634), Ekuadori (4.007), Kili (3.615), Pakistani (2.975), Indonezia (2.276), Zvicra (1.956), Egjipti (1.850), Kolumbia (1.801), Irlanda (1.710), Afrika e Jugut (1.674), Portugalia (1.523), Rumania (1.451), Bangladeshi (1.305), Polonia (1.286), Filipinlet (1.108) dhe Arabia Saudite (1.091).
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 3.384.805 të infektuar e kanë mposhtur virusin ndërsa aktualisht vazhdojnë trajtimin 4.375.172 raste.
Burimi: top-channel.tv