El Chapo dhe krerët e tjerë të kartelave kanë bashkëpunuar me FBI kundër rivalëve

0
Gjigandi

Gazetarja investigative meksikane Anabel Hernandez tha së fundmi se kreu famëkeq i kartelave të kokainës El Chapo i ka dhënë autoriteteve amerikane të DEA dhe FBI informacione për bandat rivale, për të eliminuar konkurencën.

Joaquin “El Chapo” Guzman kishte një arsenal të frikshëm armësh duke përfshirë dhe një Kalashnikov AK-47 të larë në ar dhe një pistoletë të zbukuruar me diamantë, ku ishin gdhendur inicialet e tij.
Por mesa duket arma e tij më e fortë ishin lidhjet me agjencitë amerikane të ligjit, sipas pretendimeve të reja.
Gazetarja meksikane thotë se karteli famëkeq i Sinaloa i ka dhënë fshehtësisht informacione mbi rivalët e tyre grupit anti-drogë DEA dhe FBI.
Pas arrestimit të El Chapo, FBI ka vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarë mbi kokën e kreut aktual të kartelit Sinaloa, Ismael “El Mayo” Zambada.
Hernandez tha në një intervistë me gazetaren Luisa Cantu në rrjetin vendas ‘Televisa’, se këtë informacion ia ka dhënë i biri i Zambada, Vicente Zambada Niebla, i njohur ndryshe si ‘El Vicentillo’.
Zambada Niebla po kryen aktualisht dënimin me 15-vjet burg në SHBA për trafik drogash pas arrestimit në Meksikë në 2009.
Hernandez tha: “Ismael ‘El Mayo’ Zambada, shefi më i madh i bandave meksikane, si dhe partnerët e tij Joaquin Guzman e Vicente Zambada Niebla, ishin informatorë të DEA.”
“Ata kryenin takime me DEA dhe u jepnin informacione për armiqtë e tyre. Sa më pak konkurrencë të kishin, aq më shumë ata rriteshin vetë”.
Sipas Hernandez, DEA e FBI takoheshin gjithashtu me anëtarë të bandave rivale me atë të Sinaloa duke përfshirë dhe Edgar Valdez Villareal, i njohur ndryshe si ‘La Barbie’, i kartelit Beltran Leyva. Ky i fundit u arrestua në Meksikë në 2010 e u dënua me 49 vjet burg në SHBA.
Karteli Beltran Leyva ishte një degë e atij të Sinaloa, por që drejtohej nga pesë vëllezërit  Beltran Leyva, që më vonë u kthyen në rivalë me kartelin e El Chapos.
Gazetarja shton: “DEA ka marrë informacion nga kartelet Valdez Villareal dhe ai i Beltran Leyva. Kështu që DEA e kishte të gjithë panoramën e qartë dhe e kontrollonin në një mënyrë apo një tjetër lojën e kartelave kriminale të drogës.”
Valdez Villareal ka bashkëpunuar me njësinë e DEA në San Antonio, Texas dhe me degën e DEAs në Meksikë prej tre vitesh  para se të arrestohej nga FBI in McAllen, shton Hernandez.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu