Ish-deputeti i PDIU Dashamir Tahiri me pjesëtarë të komunitetit Çam dhe anëtarë të Shoqatës Çamëria janë gjendur në Varrezat e Kllogjerit për të përkujtuar një prej genocideve më të mëdha , atë të komunitetit Çam.
Tahiri është shprehur se “Sot në 27 qershor po kujtojmë të gjitha ato jetë njerëzish të pafajshëm që humbën jetën, një ditë e cila u vendos në parlamentin shqiptar në 1994 nga deputeti i ndjerë Abedin Elmazi dhe nga Presidenti asaj kohe Sali Berisha.
Në këtë ditë do kujtojmë dhe ata që nuk vdiqën nga genocidi të cilët kanë qenë të shumtë përgjatë viteve që pasua. Komuniteti çam është një komunitet punëtor që ia ka dalë dhe do të dalë mbanë”.
Ai shtoi se pati një numër të kufizuar dhe jo të organizuar për shkak të Pandemisë por në vitin e ardhëm do të ketë marshim masiv si çdo vit.
Tahiri dha një mesazh duke u shprehur se: Dua t’i kujtoj disave që vërtet jemi mbledhur për të kujtuar të vdekurit, por jo për të gënjyer të gjallët.
Thirrja ime është: Do i bëjmë presion qeverisë të bëjmë të vetmin gjyqin ku do të tregojmë se komuniteti Çam se popullsia çame nuk ka qenë asnjë ditë aleate me fashizmin.
Burimi: top-channel.tv