Lionel Messi shënoi mbrëmë golin e 700-të në karrierë. Një moment krenarie, edhe pse u regjistrua në një periudhë të keqe për Barcelonën. Barazimi 2-2 me Atletico Madrid i ka larguar ndjeshëm katalanasit nga titulli.
Tashmë duhet të bëjë gabime të mëdha Real Madridi, që kurora të mbetet në kokën e tyre. Me siguri, nuk është faji i yllit argjentinas, i cili ka gati 15 vite në majat më të larta, duke fituar gjithçka në planin personal dhe ekipor.
Kujtojmë se këto 700 gola i ka shënuar në karrierë me dy fanella, atë të Barcelonës dhe Argjentinës. Respektivisht, kjo shumë ndahet në 630 gola me Blaugrana-t dhe 70 gola me Albiceleste. Sikurse duket edhe në grafikun përkatës, se kush e ka “pasur nderin” të pësojë gol nga gjashtë herë fitesi i “Topit të Artë”, në listë është edhe Shqipëria. Bëhet fjalë për miqësoren e vitit 2011. Pra, në listën e “viktimave” të Messit është edhe… flamuri shqiptar, shkruan Telesport.