Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Meksikën pak më parë dhe bëhet me dije se magnituda është 7.5 e shkallës rihter.
Sipas mediave të huaja është dhënë alarm për tsunami, teksa akoma nuk dihet nëse ka pasur dëme apo jo.
Kujtojmë se një tërmet 7.1 ballë goditi Meksikën 3 vite më parë duke shkaktuar 355 të vdekur.
I ndodhur në kryqëzimin e tre pllakave tektonike, Meksika është një nga vendet me sizmitetin më të lartë në botë.
Burimi: top-channel.tv