Ekskluzive/ Mbyllet skandali me diplomatin. Prokuroria pushon hetimet pas denoncimit të dëshmitarit Ylvi Beqja

0
Gjigandi

Prokuroria e Tiranës pushoi hetimet për një ish diplomat të denoncuar nga dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë Ylvi Beqja që pretendon se ka ndërhyrë të zyrtarë të lartë të shërbimit informativ për ta emëruar si sekretar të parë në ambasadën shqiptare në Arabinë Saudite.

Për shkak se faktet e pretenduara nga Beqja mendohet të kenë ndodhur në vitin 2009, prokuroria mendon se vepra e shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit është parashkruar dhe ndaj hetimi duhet të mbyllet.
“Duke qenë se në shërbimin diplomatik nuk futesh dot pa miratimin e SHISH dhe unë kisha miqësi me Ylli Alushin, në atë kohë ishte nën drejtor i SHISH, pranova t’ja prezantoj Yllit, Edmond Cacen të cilin ma kishte prezantuar Sajmir Bala. Pas këtyre ndërhyrjeve Edmondi u emërua nga Ministria e Jashtme si sekretar në ambasadën tonë në Arabinë Saudite. Ai më pas më tha se do më respektonte dhe kur mori detyrën më tha hajde se do të prezantoj me një kompani të fuqishme.”
Kjo dëshmi është dhënë nga Ylvi Beqja në vitin 2018 dhe dosja është mbajtur në sekret të plotë tek Krimet e Rënda ku edhe janë pyetur dimplomatë e ish diplomatë, por edhe janë sekuestruar shkresa nga shërbimi sekret. Madje prokurorët kanë kërkuar sqarim edhe nga shërbimi sekret për kohën kur Ylli Alushi mbante postin e zv drejtorit, si dhe për njohjet e Cacës në Arabi, ku edhe përmendet një njohje me nje shtetas turk i hetuar për një kohë të gjatë për pastrim parash.
Në përfundim , SPAK ja delegoi për kompetencë dosjen Akuzës së kryeqytetit sipas të cilës për shkak të zvarritjeve hetimore kishte skaduar koha për hetuar Edmond Çacën, së fundmi ish-ambasador në Katar. Ylvi Beqja insiston në rrëfimin e tij se ish-diplomati e kishte ndihmuar si përkthyes i gjuhës arabe , kur kishin biseduar me Abdulasis Anovaiser për blerjen e ish Vollgës, një objekt i kthyer në molle sherri në Shqipëri. Në shkresën që TCh disponon Beqja këmbëngul se ka paguar përmes diplomatit këstin prej 1 milione e 500 mije euro.
Rezulton nga shkresat që TCH disponon se gjatë këtij hetimi është pyetur edhe ambasadori shqiptar në Kuvait Saimir Bala, i cili pranon versionin e dëshmitarit të drejtësisë se kishte qenë i pranishëm kur sekretari i parë i ambasadës Caca kishte shërbyer si përkthyes në bisedën mes administratorit të Saudi Brothers dhe Ylvi Beqajt. Ambasadori Bala kujton se Abdulazis në një moment i kishte thënë Beqajt se nuk kishte ndërmend të shpenzonte më tej për ish Vollgën , dhe se nëse Beqja e zgjidhte problemin e pronës do t’i jepte 50 përqind.
Por ndryshe nga dy dëshmitarët e mësipërm, ish diplomati Caca shton se nuk ka shërbyer asnjëherë si përkthyes në këtë takim dhe se Ylvi Beqja nuk i ka dhënë asnjëherë shuma parash për t’i paguar si këste tek arabët. Ish diplomati pranon sidoqoftë se ëhstë njohur me Beqajn përmes ambasadorit të Kuvaitit , por hedh poshtë ndërhyrjen e shërbimit sekret për emërimin.
“E kam takuar njëherë Ylli Alushin në prani të shtetasit Ylvi Beqja dhe më ka thënë se Ylli është miku im, i cili ka qenë sportist, boksier dhe Ylviu çiklist”.
Anila Hoxha

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu