44% e shqiptarëve nuk hanë dot shëndetshëm, raporti i OKB: Nuk e përballojnë dot

0
Gjigandi

Gati 44% e shqiptarëve nuk e përballojnë dot një dietë të shëndetshme, thotë raporti më i fundit i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për gjendjen e sigurisë ushqimore në botë për 2020, i sapopublikuar.

Të dhënat e raportit tregojnë se të ngrënit shëndetshëm, i kushton shqiptarëve sa 41% e shpenzimeve për ushqimin. Rreth 15% e popullsisë shqiptare ndërkohë e ka të pamundur të përballojë një dietë me elementët bazë ushqimorë.

Kjo lloj diete, përkthehet në rreth 27% të totalit të shpenzimeve për ushqimin, thonë të dhënat e raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara sa i përket sigurisë ushqimore.

Të dhënat në raport i referohen periudhës 2017-19. Të dhënat tregojnë gjithashtu se, në raport me vitin e kaluar, norma e popullsisë së nën-ushqyer thuajse është përgjysmuar, nga rreth 6.2%, në 3.6% këtë vit. Sa i përket situatës globale, raporti thotë se, pandemia e shkaktuar nga covid-19 do të krijojë probleme të cilat askush nuk i kishte parashikuar.

Organizata paralajmëron se në rast se nuk merren masa, situata vetëm sa do të përkeqësohet. Rreth 2 miliardë njerëz, ose 25.9% e popullsisë globale kanë qenë të uritur ose nuk kanë pasur akses të mjaftueshëm në ushqim gjatë vitit 2019, thotë raporti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu