350 milionë euro, Perez bën gati ofertën e çmendur

0
Gjigandi

Kylian Mbappe është fiksimi i Real Madrid në merkato.

Francezi pëlqehet prej kohësh nga Los Blancos dhe javë pas jave ideja që klubi i Florentino Perez mund të provojë të realizojë goditjen e madhe bëhet gjithnjë dhe më e mundur.

Real Madrid, në fakt, duket se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të siguruar kampionin e botës.

Sipas Ok Diario, madrilenët po mendojnë t’i ofrojnë PSG-së 350 milionë euro që do të paguheshin në katër këste në dy vite, ndërsa lojtarit do t’i garantohej një rrogë 30 milionë euro në sezon.

Një shifër e padëgjuar më parë në merkato dhe që do të pranohej nga klubi francez: PSG duhet të ketë në fillim mundësinë të zëvendësojë Mbappe, ndoshta me dy goditje të mëdha si Haaland dhe Sancho, të dy te Borussia Dortmund.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu