Top Talk: Murrizi zbulon ku bashkohet dhe ndahet opozita parlamentare me mazhorancën për zgjedhjet

0
Gjigandi

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar deputeti Myslim Murrizi. Gjatë fjalës së tij Murrizi i mëshoi idesë së implementimin të listave të hapura, si edhe tregoi se ku bashkohet dhe ndahet opozita parlamentare me mazhorancën.

Myslim Murrizi: Unë nuk votoj asnjë produkt të kujtdo lloj mazhorance, brenda apo jashtë parlamentit nëse nuk hapet sistemi zgjedhor. Këtë e kam bërë të qartë nga 19 shkurti ku kam mbajt mandatin. Gjithsesi siç i kam kërkuar militantëve të PD-së në muajin e parë mirëkuptim dhe koha do të tregojë që e drejta ka qenë në vendimin tim dhe koha ka treguar që ikën nga zgjedhjet lokale, i liruan bashkitë, kanë një vit që nuk bëjnë asnjë protestë. Deri në 30 korrik të gjithë kanë të drejtën e tyre që të dyshojnë, nëse është lojë apo e vërtetë. 30 korriku do ta vendosë. Kur të vijë për t’u votuar kjo paçavurja por dhe këta vetë nga turpi e quajnë dakordsi, për çfarë? I dhanë besën tre hajdutë që nuk do të bëjmë siç kemi bërë. Dakordsinë e tyre unë nuk e votoj. Për ta parë qytetarët shqiptar sa seriozisht e kam, kur të vijë votimi do ta shikojnë.
Denis Dyrnjaja: Rama ju kërkoi sot mesa unë e ndoqa seancën. Madje ju kërkoi dhe me emër direkt që të reflektoni. Për çfarë ju kërkon kryeministri që të reflektoni?
Mysim Murrizi: Nuk e di, ne jemi ulur në një tryezë me kryeministrin si kryetar PS jo si kryeministër, sepse kryeministër e njohin ata që i dërgojnë sms për të marrë ndonjë tender apo PPP, jo unë. Si kryetar PS-je ne jemi ulur dhe i kemi kërkuar listat e hapura dhe ai e pranoi që nuk është më kërkesë, por është një realitet që e kërkojnë 85% e shqiptarëve.
Denis Dyrnjaja: Rama tha që nuk ka ndonjë benefit, thjesht tha do të zvarrisi procesin do të zvarrisi numërimin.
Myslim Murrizi: Rama mendon se po flet para asamblesë së Partisë Socialiste sepse ato e qeshin kur flet ai e shikojnë me gojë hapur duke menduar që ky i dinë të gjitha. Kjo listë e mbyllur e Ramës ka sjellë nevojën që për herë të parë në një vend ish-komunist, i duhet parlamentit një ligj për të hequr palaçot nga vetja e vet. E dyta ligji që kërkojmë ne, nuk është Rama pronar i karrigeve të parlamentit por janë qytetarët shqiptar. Rama patjetër, Rama do t’i bëjë kandidatët e PS. Por nëse dëshiron të rrijë atje, apo të ketë dhe në opozitë shifra që të konsiderojnë pushtetin duhet të vendosin në listë burra e gra që kanë bota. Listat e hapura sjellin demokracinë e botës. Jam dakord të mos ketë koalicione parazgjedhore. Ajo që tha ai e di mirë, politika është arti kompromisit.
Denis Dyrnjaja: Ku bashkoheni dhe ndaheni me mazhorancën.
Myslim Murrizi: Nuk e di nëse komisionet i kërkon mahzoranca aq më mirë. Unë do të këmbëngul fort me gjithë opozitën.
Denis Drynjaja: Rama sikur la të kuptohet që do të ketë ndryshime paketa e Këshillit Politik.
Myslim Murrizi: Ai Këshilli Politik, nëse Rama apo treshja që kanë firmosur kanë interes për të trafikuar vota në parlament, për të bërë gjoja një ligj për të penguar trafikimin e votave tek qytetarët. Ky është pisllëku më i rrezikshëm dhe që ripërtërinë vullnetin të qytetarëve pas 21 prillit.
Denis Dyrnjaja: Do të inicioni ju ingranimin e nenit që thotë në kodin zgjedhor që duhet të kemi komisione jo politike.
Myslim Murrizi: Patjetër, do të jetë kusht, kusht. Unë nuk mendoj që 65 subjekte të tjera politike që s’kanë anëtar komisioni dhe çdo lëvizje e re politike që aspiron për të qenë në garë, nuk ia beson votat këtyre të tjerëve që këta i kanë vjedhur votat.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu