2 Ton së shpejti me një projekt të ri muzikor

0
2 Ton së shpejti me një projekt të ri muzikor
Gjigandi

Reperi i njohur, 2 Ton ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet vetë reperi përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Teksa shihet në makinë, reperi nga Ferizaj ka ndarë pjesë nga kënga e re, e për të cilën tha se do të publikohet shume shpejt.

Foto: 2 Ton/Instagram

RonaTyra

“Së shpejti, së shpejti, Katran”, ka shkruar 2 Ton në mbishkrimin e postimit.

Sido që të jetë, reperi nuk ka zbuluar akoma ndonjë ditë të lansimit të këngës më të re, të cilën padyshim fansat e tij e presin me padurim.

Foto: 2 Ton/InstaStory

Ndërkohë deri në finalizimin e tij, 2 Ton po shijon suksesin e këngës “Latina” që deri tani ka grumbulluar mbi 2.6 milionë klikime në YouTube.

Ndërsa, krahas projekteve reperi mbetet i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore dhe koncerte.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu