15 vjeçari qëlloi për vdekje me thikë 25 vjeçarin/ Banorët: U zunë për një femër

0
Gjigandi

Një 15 vjeçar ka vrarë me thikë një 25 vjeçar nga Vlora dje në mbrëmje në lagjen 24 maji.

Policia raportoi se ngjarja që sipas tyre kishte ndodhur për motive të dobëta, dhe se rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prerës, shtetasi Aleksandër Petanaj , 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë.
Por banorë të lagjes shprehen se debati midis dy të rinjve ka ndodhur për një femër, që ka bërë që më pas 15 vjeçari të nxjerrë thikën duke e goditur në kraharor viktimën.
Sipas banorëve 25 vjeçari njihej si djalë shumë punëtor dhe kishte një familje të mirë.
Ndërkohë 15-vjeçari G.T tashmë është kapur nga policia.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu