Alban Skenderaj shpallet ambasador i gjuhes italiane ne Shqiperi – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një nga këngëtarët më të dashur për publikun, Alban Skënderaj është emëruar ambasador i gjuhës italiane në Shqipëri.   Këtë lajm e ka dhënë vetë Albani në një postim në profilin e tij në Instagram, ku ka falenderuar ambasadorin Alberto Cutilo dhe Ambasadën Italiane për dhënien e këtij çmimi.   “Faleminderit ambasadorit Albero Cutilo dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri e cila më nderoi si të parin Ambasador të gjuhës italiane. Një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok I dy popujve tanë”, ka shkruar Albani.     Kujtojmë që një muaj më parë ai mbajti koncertin “Nën yjet e Tiranës” në Amfiteatrin e liqenit artificial dhe bashkë me bashkëshorten e tij Miriam Cani janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu