Vajza 13-vjeçare që u zhduk për katër orë dje në Tiranë e kishte inskenuar rrëmbimin. Ne dëshminë e vajzës që u zhduk për katër ore, pranohet inskenimi pasi prinderit nuk e linin te kalonte kohe me shoqerine. Familja e alarmuar e denoncoi si rrëmbim nga dy persona me maska por ne fakt e gjitha ka qene nje skene e improvizuar.
Por pas gjetjes se vajzes në një lokal ne zonen e Pazarit te ri në Tiranë duke pirë pije freskuese me disa shokë dhe shoqe, e mitura ka dëshmuar në polici duke treguar ngjarjen dhe arsyet.
“Skenën e bënë shokët dhe shoqet për shaka. Unë ika me dëshirë. Prindërit nuk më linin”, ka deklaruar vajza në komisariat.
Nga ana tjeter ngjarja alarmoi policine e shtetit. Drejtori i policise se Tiranes Rebani Jaupaj tha se vajza “eshtë shumë mirë, nuk ka pasur rrëmbim, është një grup shoqesh dhe shokësh që kanë shkuar në një lokal për të pirë pije freskuese”.