4 gra dhe 9 fëmijë shqiptarë janë riatdhesuar nga Siria gjatë një operacioni nga Antiterrori.
Lajmin e ka bërë të ditur Abdulkarim Omar, një zyrtar i lartë sirian përfaqëson administratën autonome të Sirisë verilindore (AANES).
“Sot, 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin në Twitter të Omar.
Në vitin 2020 u riatdhesuan pesë shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri, mes të cilëve katër fëmijë.
Ndërkohë në nëntor të vitit 2019 u lirua nga kampi Al-Hol në Siri, 11-vjeçari Alvin Berisha, i cili tashmë i është kthyer jetës në Itali pranë familjes së tij.
Today, 27 May,2022, 13 Albanian nationals (4 women and 9 children) of the families of ISIS organisation were handed over to an official Albanian government delegation, after signing the official handover document between AANES and the Republic of Albania. pic.twitter.com/v1tGwt1EtV
– Dr Abdulkarim Omar (@abdulkarimomar1) May 27, 2022