Rritet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar

0
9
Gjigandi

Bordi i Transparencës në Shqipëri vendosi sot rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës, duke reflektuar çmimet në bursat ndërkombëtare.

Sipas vendimit të fundit të publikuar nga Ministria e Financave, një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 239 lekë [1.96 euro], nga 229 lekë për litër [1.88 euro] që ishte deri tani. Vendimi fillon të zbatohet nga ora 18:00 e pasdites së sotme.

Çmimi për benzinën do të jetë 237 lekë [1.95 euro] për litër, nga 229 lekë [1.88 euro ] për litër që ishte deri tani.

Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 90 lekë [0.74 euro] për litër.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu