(E plotësuar) – Personat e strehuar në strehimorët për dhunën në familje dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, nga sot do të kenë më të lehtë punësimin. Kjo falë memorandumit të bashkëpunimit i cili u nënshkrua në mes të Ministrisësë Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës si dhe Shoqatës Rrjeti i Shitësve me Pakicë.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, u zotua se do t’i mbështesë këto kategori. Derisa ka theksuar se ky memorandum do t’ua lehtësojë jetën duke iu ofruar punësim.
Selimi: Do të jemi pranë grave të cilat janë viktima të dhunës
“Në raste të rralla bëhen bashkë Institucionet, Qeveria, shoqëria civile dhe sektori privat, për ta nënshkruar një vullnet të mirë, me anë të së cilit shprehim gatishmërinë tonë që të jemi pran grave të cilat janë viktima të dhunës. Rast i rrallë kur Qeveria me shoqërinë civile dhe sektorin privat ka gjet je zgjidhje për të rehabilituar gratë të cilat janë viktima të dhunës në familje dhe janë nëpër strehimore…Problemi kryesor te gratë të cilat janë viktima të dhunës, është rehabilitimi i tyre dhe si pjesë të rehabilitimit e kemi pa që është e domosdoshme që të kryqet sektori privat, veçanërisht sektori i shitjes me pakicë të cilët ofrojnë një gamë më të gjer të vendeve të punës”, ka thënë ai.
Ndërsa, udhëheqësja e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rugova, ka thënë se pavarësia ekonomike e kësaj kategorie është çelës për sigurinë e tyre.
Rugova: Pavarësia ekonomike është çelës kryesor për integrimin e këtyre grave
“Jam jashtëzakonisht me emocione sepse më në fund po kuptohet që trekëndëshi duhet të funksionoj në mënyrë që t’i ndihmohet qytetarëve të Kosovës. Ky trekëndësh është Qeveria, Shoqëria Civile dhe ndërkombëtarët në ketë rast donatorët…Është një ditë e veçantë sepse të mbijetuarat e dhunës në familje dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale kanë shansin të gjejnë një vend pune, përmes rrjetit të shitësve me pakicë, kjo do të thotë shumë sepse pavarësia ekonomike është qelës kryesor për integrimin e këtyre grave”, ka thënë ajo.
Nga Rrjeti i Shitësve me Pakicë, Yllka Metaj, u shpreh e lumtur që do të bëhen pjesë e këtij projekti, të cilin e konsideron shumë frytdhënës për të ardhmen.
Metaj: Pavarësia ekonomike pa dyshim që është mirëqenia për secilën femër
“Rrjeti i shitësve me pakicë ka kënaqësi të veçantë për me qenë pjesë e këtij projekti, të cilin e konsiderojmë shumë frytdhënës për të ardhmen. Pavarësia ekonomike pa dyshim që është mirëqenia për secilën femër. Ne do të vazhdojmë me qenë pjesë e projekteve të tilla të cilat e kanë në fokus grupet e margjinalizuara siç është projektin në fjalë”, ka thënë ajo.
Kompanitë të cilat kanë shpreh gatishmëri të punësojnë gratë të cilat janë viktima të dhunës, Meridian Express, Super Viva, Albi Shooping, KFC, Interex, Maxi etj.
***
Personat e strehuar në strehimorët për dhunën në familje dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, nga sot do të kenë më të lehtë punësimin.
Kjo falë memorandumit të bashkëpunimit i cili u nënshkrua në mes të Ministrisë së Drejtësisë, Rrjetit të Grave të Kosovës si dhe Shoqatës “Rrjeti i Shitësve me Pakicë”.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, u zotua se do t’i mbështesë këto kategori. Derisa ka theksuar se ky memorandum do t’ua lehtësojë jetën, duke iu ofruar punësim.
Ndërsa, udhëheqësja e rrjetit të grupeve të grave të Kosovës, Ikballe Rugova, ka thënë se pavarësia ekonomike e kësaj kategorie është qelës për sigurinë e tyre.