​Kështu protestuan veteranët në Drenas

0
Gjigandi

Në sheshin” Fehmi Lladrovci” në Drenas, nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve politikë u protestua me moton ”Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”.

Kryetari i veteranëve në Drenas, Enver Hajdari ka thënë se populli heroik i Kosovës, që nuk u përkule kurrë para asnjë vështirësie, fitimtar i të gjitha betejave, sot kundërshtoj një padrejtësi të madhe që po u bëhet Ushtrisë Çlirimtare dhe udhëheqëseve të saj.

“Nga këtu, si në gjithë Kosovën u bë thirrje që kjo gjykatë si e tillë është e papranueshme, e njëanshme dhe e dyshimtë, propozim-akuza për Presidentin e Kosovës z.Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së z. Kadri Veseli si udhëheqës të luftës çlirimtare është sulm direkt mbi Kosovën, mbi lirinë e saj të cilën e solli lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare e mbështetur edhe nga aleatët ndërkombëtar. Prandaj një gjykatë e tillë duhet zhbërë. Lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare edhe, si e tillë do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme dhe me të lavdishme të historisë së Kosovës. Ashtu siç ishte planifikuar në protestë pjesëmarrës do duhet të ishin 99 veta, simbolika e Çlirimit të Kosovës, si dhe respektimi i masave. Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që u përgjigjen thirrjes sonë për të protestuar në kohë të pandemisë, edhe pse ishte paraparë që në protestë të jenë 99 veta, në këtë proteste morën pjesë edhe shumë qytetarë të cilët ishin vendosur në këmbë në përkrahje të luftës së UÇK-së! Falënderojmë kryetarin e komunës z.Ramiz LLadrovci për përkrahjen në organizim dhe mbarëvajtjen e protestës. Ushtarët e UÇK-së, zgjodhën rrugën e veshtirë, por jo të pamundur për liri”, ka shkruar ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu