Ushtruesi i detyrës së shefit të diplomacisë shqiptare Gent Cakaj ka takuar sot në Uashington përfaqësuesin e lartë të USAID për Evropën dhe Euroazinë, Brock Bierman.
Në një postim në Facebook, Cakaj ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e USAID-it, në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar në Durrës dhe rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë COVID-19, por edhe për të mbyllur çështjet e fundit para ngritjes së Akademisë së Transparencës.