​BSPK-së interesohet për zbatimin e kontratës kolektive në KEK

0
Gjigandi

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini ka vizituar sot Korporatën Energjetike të Kosovës, ku është pritur nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv , Luigj Imeri, të cilët kanë diskutuar për gjendjen aktuale, rezultatet e arritura, si dhe sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u, e me theks të veçantë për zhvillimet e fundit si pasojë e pandemisë globale COVID-19.

Ajdini gjatë takimit shprehu interesimin e BSPK-së rreth çështjeve që kanë të bëjnë me punëtorët e KEK-ut, e veçmas rreth zbatimit të marrëveshjes kolektive, kërkesave të punëtorëve, kushtet e punës si dhe ecurinë e prodhimit në këto ditë të vështira.

Imeri ka thënë se pjesa më vitale e korporatës janë punëtorët, andaj do të punojnë bashkë me përfaqësuesit sindikal për të përkrahur kërkesat e tyre bazuar në ligjet në fuqi dhe kapacitetet ekonomike të korporatës.

“Korporata Energjetike e Kosovës konsideron që pjesa më vitale e korporatës janë punëtorët e saj. Në këtë drejtim, ne kemi zhvilluar takime të ndara me dy sindikatat e KEK-ut, ku kemi shprehur përkushtimin tonë për të përkrahur të gjitha kërkesat e punëtorëve të cilat kanë bazën ligjore dhe të cilat korporata ka kapacitetet ekonomike për t’i përballuar. Si rrjedhojë, në bashkëpunim me përfaqësuesit sindikal, aktualisht jemi duke u marrë me sigurimin e pajisjeve mbrojtëse në punë, kontestet gjyqësore me punëtor si dhe i kemi trajtuar çështjet të cilat u ngritën edhe nga z. Ajdini. Për më tepë, në gjithashtu kemi treguar gatishmërinë e menaxhmentit që përfaqësuesit e sindikatës të marrin pjesë në takimet e menaxhmentit sa herë të diskutohen çështjet që ndërlidhen me punëtorët”, theksoi ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Luigj Imeri.

Nga ana tjetër, kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini duke falënderuar Imeri për gatishmërinë e tij dhe të menaxhmentit të KEK-ut për të përkrahur punëtorët dhe për të bashkëpunuar me përfaqësuesit sindikal në realizimin e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve të punëtorëve, u shpreh se më mbledhjen e ardhshme të këshillit ekonomik social, do të diskutojnë për kontratën kolektive.

RonaTyra

“Unë kamë biseduar me ministrin e MPMS-së, me ç’rast kemi diskutuar rreth takimit të radhës të këshillit ekonomik social, ku në rend të ditës do të jetë kontrata kolektive, paga minimale dhe tema të tjera të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të punëtorëve. Sa i përket KEK-ut, ju siguroj se do të angazhohem maksimalisht në përkrahjen e përfaqësuesve sindikal dhe menaxhmentit të KEK-ut, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen e mirëqenies së punëtorëve të korporatës”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu