​Hoxha akuzon ish-Qeverinë Kurti për selektim në trajtimin e qytetarëve në karantinë

0
Gjigandi

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, si propozues për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e COVID-19 nga ana e ish-Qeverisë Kurti, tha se ky komision do të bashkëpunojë edhe me organet e drejtësisë për zbardhjen e vdekjes së Agon Musliut në Qendrën e Studentëve.

Ajo tha se ish-Qeveria Kurti ka përdorur parim selektiv në trajtimin e qytetarëve me rastin e karantinës në kohë pandemie.
“Një pjesë e saj nuk ka hartuar ndonjë strategji apo plan konkret për menaxhimin e pandemisë, ka marrë vendime ad-hoc në varësi nga situata, ndërkaq me vendimin me vendimin e saj për vendosjen e masave kufizuese ka shkaktuar shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore kushtetuese të mbrojtura me Kushtetutën e Kosovës për dy herë radhazi, shkelje këto të konfirmuara me dy aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese… U përdor parimi selektiv në trajtimin e qytetarëve si nga diaspora e ashtu edhe nga qytetarët që jetojnë në Kosovë në rastin e karantinimit, njëkohësisht u shënua edhe një rast tragjik i humbjes së jetës së një të riu nga Komuna e Gjilanit studentit Agon Musliu, shkaqet dhe rrethanat e vdekjes të të cilit duhet të zbardhen nga institucionet kompetente të drejtësisë, ndërsa komisioni me punën e tij do të bashkëpunojë me këto institucione”, tha Hoxha.
Ajo tha se komisioni do të ketë mandat 6 muaj nga dita që votohet.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu