Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe pas takimit me shefin e ekzekutivit, Avdullah Hoti ka thënë se Kushtetuta e përcakton qartë se kush do të udhëheq dialogun me Serbinë.
Ai theksoi se bashkë me kryeministrin do të plotësojnë njëri- tjetrin në këtë dialog. Pas takimit me shefin e ekzekutivit, Avduallah Hoti këtë javë e cilësoi historike për të ardhmen e Kosovës, për këtë kërkoi që të punohet ngushtë me gjithë spektrin politik për njohje reciproke me Serbinë.
Për vizitën e përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak, Thaçi nuk bëri të ditur se a do të takojë, derisa tha se nuk e di agjendën.
Burimi: top-channel.tv