Katër raste të tjera me koronavirus janë konfirmuar mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Të 4 personat e infektuar janë kontakte të afërta të rastit të konfirmuar pozitiv ditën e enjte.
Nga 22 tamponët e marrë nga DVSHP Sarandë, kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 , prindërit dhe dy shokët e personit të infektuar.
Edhe në ditët në vazhdim do të merren mostra të kontakteve, për të gjurmuar rastet e tjera nëse do të ketë të tilla.
Janë marrë masa për dezefektimin e Bashkisë Sarandë, dhe ambjenteve të tjera që ai ka frekuentuar pasi personi i rezultuar pozitiv ditën e enjte është zyrtar i klubit të Futbollit, Butrinti.
Pas 4 rasteve të sotme, numri total i të infektuarëve në Sarandë ka shkuar në 7.