Është “Zonja e Vjetër” ajo që dëshiron shërbimet e shkodranit Hysaj, një mënyrë kjo për të kënaqur edhe trajnerin Maurizio Sarri, i cili e kishte Hysajn te Empoli dhe e mori po ashtu te Napoli, raporton Calciomercato.
Pra kjo do të ishte hera e tretë që mbrojtësi kuqezi do të ishte nën urdhrat e teknikut italian, gjë e cila tregon besimin e madh që ka Sarri te talenti i Hysajt.
Për të veshur bardhezi Hysajn, Juventusi është gati të ofrojë Napolit mbrojtësin italian De Sciglio, të cilin e ka blerë te Milani, si një kërkesë të Allegrit, por tashmë që ky i fundit është larguar ai nuk është shumë i preferuar në Torino.