Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska: Askush nuk e merr bashkëshortin tim nga unë, madje as lufta

0
Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska: Askush nuk e merr bashkëshortin tim nga unë, madje as lufta
Gjigandi

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, të shtunën (21 maj), iu drejtua gazetarëve të mediave së bashku me bashkëshortin e saj Volodymyr Zelenskyy, duke shënuar vetëm herën e dytë që çifti u shfaq së bashku që nga fillimi i luftës në shkurt.

Olena, e cila kohët e fundit ka përdorur mediat sociale për të nxitur mbështetjen për vendin e saj, zbuloi se si e mori vesh për luftën dhe foli gjithashtu për pasojat e saj në familjen e saj.

“Askush nuk ma merr bashkëshortin tim, madje as lufta”, pohoi ajo ndërsa operacioni ushtarak i Putinit vazhdoi për javën e 12-të.

“Familja është e ndarë. Ai jeton në punë. Për dy muaj e gjysmë nuk jemi parë fare, kemi folur vetëm në telefon. Ne jemi duke pritur, ashtu si familjet e tjera ukrainase”, tha zonja e parë.

RonaTyra

Gjithashtu duke përshkruar përvojën e saj në ditën kur filloi konflikti, Olena tha se ajo ende kujton se u zgjua nga “tingujt e çuditshëm nga jashtë, siç ndodhi me të gjithë”.

“Ishte errësirë, thuajse natë dhe pashë që Volodymyr nuk ishte pranë meje”, u shpreh ajo teksa shkoi në dhomën tjetër, ajo pa të shoqin tashmë të veshur me kostum, “por pa kravatë”.

“E pyeta se çfarë po ndodhte dhe ai tha, ‘Ka filluar’. “Nuk mund t’i përshkruaj emocionet, ankthin dhe hutimin. Më tha këtë dhe u largua. Pas kësaj, ne nuk u pamë njëri-tjetrin për një kohë shumë të gjatë”, shpjegoi zonja e parë.

Zonja Zelenska tha se nuk ishte e befasuar që burri i saj ka frymëzuar botën me udhëheqjen e tij të palëkundur dhe rezistencën e madhe ndaj Rusisë.

“Nuk mund të them se Volodymyr ka ndryshuar që nga fillimi i kësaj lufte. Ai ishte një burrë i besueshëm dhe ai mbetet i tillë. Pikëpamja e tij nuk ka ndryshuar”, tha tutje ajo.

Foto: AP

Olena, një skenariste, tha se nuk ishte gjithmonë fansja më e madhe e fjalimeve të bashkëshortit të saj dhe shpesh nuk kishte kohë t’i shikonte ato.

Presidenti Zelensky në anë tjetër qëndroi i vendosur në mesazhin, duke thënë: “Nuk ishim ne ata që filluam këtë luftë, por ne do të jemi ata që do t’i japim fund”.

Lajmi erdhi pasi fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol më në fund iu dorëzua pushtuesve rusë dhe Putin filloi një sulm të ri në Donbas.

Javët e fundit Rusia është detyruar të largohet nga periferi i qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu