Zjarret e shumta që kanë përfshirë Kaliforninë kanë bërë që rreth 40,000 njerëz të evakuohen, nga shtëpitë e tyre. Zjarrfikësit po përpiqen t’i mbajnë ato nën kontroll, pasi kërcënojnë shumë territore në veri dhe jug të shtetit amerikan. Sipas autoriteteve përgjegje kaliforniane zjarret pritet të përkeqësohen në fundjavë. “Rrethanat janë të shumëfishta, nuk është vetëm moti i thatë – janë erërat e forta dhe lagështia e ulët”. Kalifornia ende po rimëkëmbet nga zjarret e vitit të kaluar, që kanë lënë rreth 100 njerëz të vrarë. Ndërkohë shkaktarët kryesore të kësaj gjendje duket se janë kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.