Zjarret në Amazonë u shtuan me 20% në qershor, rekordi më i lartë në 13 vite

0
Gjigandi

Zjarret në pyjet e Amazonës në Brazil u shtuan në masën 20% gjatë muajit qershor, rekordi më i lartë ky në më shumë se 13 vjet.

Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë ka regjistruar gati 2.250 zjarre, në krahasim me 1,880 të tilla në qershor të 2019.
Një intensitet i tillë në fillim të sezonit të thatësirave ka rritur shqetësimet se zjarret e këtij viti mund t’i tejkalojnë flakët katastrofike të vitit të kaluar. Sipas aktivistëve, kriza e koronavirusit e përkeqëson problemin. Ata besojnë se zjarrëvënia ka të ngjarë të kontrollohet më pak, pasi autoritetet janë të preokupuara me pandeminë. Brazili, pas Shteteve të Bashkuara, ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi: mbi 60,600.
Shumë zjarre në Brazil ndizen qëllimisht – disa prej tyre nga fermerët që duan ta pastrojnë shpejt tokën. “Ne nuk mund të lejojmë që situata e vitit 2019 të përsëritet”, tha Mauricio Voivodic, drejtor ekzekutiv i OJQ-së “World Wildlife Fund” në Brazil. Amazona – e cila shtrihet në shumë vende të Amerikës së Jugut, por 60% ndodhet në Brazil – krijon rezerva jetike të karbonit, i cili ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu