FOTO/ Ra nga ura me makinën që po udhëtonte dhe vdiq, 24-vjeçarja bëri çdo përpjekje për të jetuar

0
Gjigandi

Një grua, e cila u ra me makinën e saj nga një urë në Londër dhe si pasojë ndërroi jetë, sipas autoriteteve ka kërkuar ndihmë pak para se të vdiste.

24-vjeçarja, e quajtur Azra Kemal, sipas raportimeve humbi kontrollin e makinës dhe si pasojë ra poshtë një ure. Makina në këtë moment është përfshirë tërësish nga flakët. Mësohet se e reja ka kërkuar ndihmë, por askush nuk ishte aty për ta ndihmuar. Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar një 31-vjeçar, por pas disa orësh qëndrimi në komisariat e ka lënë sërish të lirë.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe policia e Londrës.
“24-vjeçarja ka vdekur në vendin e ngjarjes. Ajo ka rënë nga ura dhe sipas informacioneve tona ka kërkuar ndihmë, por askush si ka ardhur në ndihmë. Ne arrestuam një 31 vjeçar në lidhje me ngjarjen, por e liruam pas disa orësh marrje në pyetje, pasi nuk kishte prova konkrete ndaj tij”, u shpreh një zëdhënës i policisë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu