Trajneri Zinedine Zidane ka vendosur për listën e lojtarëve që do të ketë për sezonin e ri. Numri një i stolit ka udhëzuar presidentin e klubit, Florentino Perez, që të rikthejë dy futbollistët e tij të huazuar në klube të tjera.
Achraf Hakimi është emri i parë që do të rikthehet nga Borussia Dortmund. Zidane ka vendosur që të marrë sërish në Bernabeu mbrojtësin e krahut të djathtë. Ky i fundit do të futet në garë me Dani Carvajal për të kapur formacionin.
Emri i dytë dhe jo më pak i rëndësishëm është Martin Odegaard. Sulmuesi i Real Sociedadit ka bërë një sezon fantastik dhe do të rikthehet në Madrid. Norvegjezi ka shumë vite që e pret një mundësi të tillë dhe më në fund e ka pranuar.