Rayola: Vdiqa për herë të dytë në katër muaj
Gjëra të pabesueshme në Itali me vdekjen e raportuat të Mino Raiolës, teksa në kohën kur shtypi italian raportonte se agjenti i famshëm kishte ndërruar jetë, ai shkruante në Twitter.
Më herët sot, u raportua se Raiola vdiq në moshën 54-vjeçare. Njoftimi u bë në mediat më të mëdha italiane dhe evropiane.
Ato ranë pre të një gafe sepse Raiola, një nga top menaxherët në botë, jo vetëm është gjallë, por edhe postoi në Twitter, duke mohuar skenarët për vdekjen e tij.
Në të njëjtën kohë, mjeku Alberto Zangrillo, i cili punon në spitalin San Raffaele në Milano, ku po trajtohet Raiola, tha:
“Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo-gazetarëve që spekulojnë për jetën e një njeriu që lufton për të mbijetuar”.
Shikoni tweet-in: